STOP denoncon skandalin në Agjensinë e Punësimit

  • 7 years ago
Emisioni investigativ "STOP" e nisi sezonin e ri me publikimin e një skandali në Agjencinë Shqiptare të Punësimit.

Një kamera e fshehtë tregon se si duke dhënë para nën dorë mund të pajisesh me një çertifikatë që shërben për procesin e punësimit në Gjermani.

Parate paguhen për të mos kaluar në procesin e kualifikimit, për profesione si hidraulik, punime me gips, murator etj.

Kursi është 1 mujor dhe kushton 400 euro.

SINKRON?.

Por dy administratorë të Agjencisë Shqiptare të Punësimit i kërkojnë një qytetari të paguajë 320 euro për të marrë çertifikatën në dorë, pa e kryer atë.

SINKRON?

Pa çertifikatën e kualifikimit për punët profesionale, punësimi në Gjermani nuk është i mundur. Por siç denoncohet në kamerën e fshehtë të STOP, kualifikimi është tërësisht fiktiv, pasi çertifikata merret lehtësisht duke paguar para nën dorë.

Tv Klan