Report TV - ASH shpenzime luksi për zyra, 3 herë më pak për libra

  • 7 years ago
Akademia e Shkencave gjatë vitit 2016 ka shpenzuar tre herë më shumë para për pajisje zyrash se sa për pasurimin e fondit për bibliotekën. Sipas raportit të bilancit financiar për vitin 2016, Akademia e Shkencave ka shpenzuar 910 mijë lekë për blerjen e pajisjeve për zyra dhe 300 mijë lekë për pasurimin e fondit të bibliotekës.

Gjithashtu, ka shpenzuar 790 mijë lekë për blerjen e pajisjeve elektronike. Ndërsa gjatë vitit 2015, Akademia e Shkencave ka investuar 400 mijë lekë për pasurimin e fondit të bibliotekës (100 mijë lekë më shumë se në 2016), 100 mijë lekë për blerjen e pajisjeve të zyrës si dhe 1 500 000 lekë për blerjen e një autoveture.