Rritje page për gardën, 143 mln lekë shtesë në buxhet, PD: Shpenzime luksi - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë do të kenë rritje page duke nisur nga janari i vitit 2016. Komisioni i Sigurisë Kombëtare i dha dritën jeshile, kërkesës së Ministrisë së Brendshme për ta rritur me 143 mln fondin në buxhetin e shtetit që do të shkojë për pagat e gardës.
Por opozita, ishte skeptike për këtë shtesë fondesh kur tha se paratë po shpenzohen për luksin e qeveritarëve dhe jo për të rritur sigurinë në vend.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet edhe gjatë diskutimit të buxhetit faktik për Ministrinë e Mbrojtjes. Opozita ka akuzuar qeverinë se është bërë kumbarë e dekorimeve të figurave që kanë patur lidhje me sigurimin e shtetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rritje-page-per-garden-143-mln-leke-shtese-ne-buxhet-pd-shpenzime-luksi/

Category

📺
TV

Recommended