Report TV - Vlorë, futet në det për t'u larë humb jetën turistja çeke

  • 7 years ago
Një turiste e huaj ka humbur jetën në plazhin e Radhimës në Vlorës paraditen e kësaj të diele.

Policia bën të ditur se ka qenë ora 11:05 kur është njoftuar përmes një telefonate se në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një person.

Sipas bluve, viktima është një turiste çeke, R.M., 74 vjece.

Ajo ka hyrë në det për t'u larë, por ka humbur jetën vetëm pak sekonda pas kontaktit me ujin. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e shpejtë nga pushues të tjerë, e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.