Report Tv - Shkodër, rrezikohen antenat e TV nga zjarri në malin e Taraboshit

  • 7 years ago
Situata nga zjarri është përkeqësuar në malin e Taraboshit, pasi flakët po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës dhe tashmë i janë afruar antenave të televizioneve.

Flakët kanë arritur pranë antenave të televizioneve, ndërsa ndihma nga ajri ka rezultuar jo-efektive, pasi vatrat janë aktivizuar sërish, duke e bërë të vështirë punën e zjarrëfisësve pasi terreni është shumë i vështirë dhe era nuk është në favor.

Për momentin në vendngjarje po punojnë zjarrëfikset e Bashkisë së Shkodrës dhe Forcat Armatosura.

Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses ka rrezikuar jetën nga asfiksia.

Mësohet se Jergj Rrahi, është asfiksuar dhe nga lodhja është rrëzuar në tokë, për fat të mirë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në Bashkinë e Shkodrës janë disa vatra aktive të cilat po shkrumbojnë hektarë tërë me pemë dhe shkurre, ku në Zjefjan të Bushatit janë djegur mbi 200 ha shkurre, rreth 2 ha ullinj dhe një banesë e braktisur.

Recommended