Report TV - Shkodër, rrezikohen antenat e TV nga zjarri në malin e Taraboshit

  • 7 years ago
Situata nga zjarri është përkeqësuar në mallin e Taraboshit, flakët e të cilit po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës dhe tashmë i janë afruar antenave të televizioneve.

Flakët kanë arritur pranë antenave të televizioneve, ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri si e vetmja mënyrë për të neutralizuar flakët, pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrjen e zjarfikseve.

Për momentin në vendngjarje po punojnë zjarrëfikset e Bashkisë së Shkodrës dhe Forcat Armatosura.

Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses ka rrezikuar jetën nga asfiksia.

Mësohet se Jergj Rrahi, është asfiksuar dhe nga lodhja është rrëzuar në tokë.

Për fat të mirë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended