Ora News – Dy vatra zjarri në Shkodër, flakët në Tarabosh rrezikojnë antenat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda pak minutash zjarri ne kodrën e Zef Janes në Bushat ka arritur në rreth nje kilometër. Përhapja e shpejtë e flakëve u favorizua nga era e fuqishme. Ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrifikëse, bëri të mundur që të shpëtohet Radari i zbulimit ajror në majën e Zef Janes, si dhe antenat e telefonise celulare.
Me pas flaket e zjarrin kanë zbritur poshtë kodrës dhe u janë afruar për 50 metra shtepive. Mjetet zjarrfikëse, si dhe forcat e ushtrise e ato te policisë u përqëndruan në këtë zonë. Sipas Drejtorit të Inspektoriatit Shteteror te Pyjeve për Qarkun e Shkodres, gjendja është e rëndë, pasi era vijon të përhapë flaket, dhe një shtëpi është djegur pjesërisht.
Vehbi Shkjau tha se në gjendjen e krijuar, administratori i njësisë administrative Bushat ka kërkuar ndërhyrjen e helikopterit, pasi nëse vijon përhapja e zjarrit me këto përmasa , shume shtëpi të kësaj zone dhe të Melgushes rrezikohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-vatra-zjarri-ne-shkoder-flaket-ne-tarabosh-rrezikojne-antenat/

Recommended