Ora News - Digjen 3 hektarë pyll në Lezhë, dy vatra zjarri në Fier

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Mbi 3 hektarë pyjë janë djegur në Zejmen të Lezhës për fikjen e të cilit kërkohet ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë disa parcela ullishte u dogjën në Levan të Fierit.

Rreth 3 hektarë pyje me drurë e shkurre është shkrumbuar si pasojë e një zjarri të shfaqur që prej pasdites së të hënës dhe që vijon ende.

Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndaj lufta me flaket vijon me mjete rrethanore.

Shefi i Agjensisë së pyjeve Artan Palushi thotë se për vënien e zjarrti nën kontroll kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Më herët dy vatra zjarri u shfaqën gjatë paradites në Kodrat e Levanit në Fier, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me Shkurre dhe Ullishte.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë vetëm me pompa dore e mjete rrethanore, pasi mjetet nuk mund të arrijnë për shkak të terrenit të vështirë.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta ndërsa përhapja e tyre u favorizua nga era dhe temperaturat e larta.

Gjatë javëvë të fundit, në zonën e Levanit janë regjistruar disa raste zjarresh, ku një pjesë dyshohen të qëllimshëm.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/digjen-3-hektare-pyll-ne-lezhe-dy-vatra-zjarri-ne-fier/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv