Report TV - Shkodër, zjarr në Tarabosh, në rrezik disa banesa në fshatin turistik

  • 7 years ago
SHKODËR- Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme rreth orës 19:00 në malin e Taraboshit dhe flakët po rrezikojnë disa banesa në fshatin turistik të Zogajt.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe 30 forca të ushtrisë të cilat po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e djegjes së banesave dhe lokaleve që rrezikohen nga zjarri.

Gjithashtu në terren, në ndihmë të zjarrwfikseve dhe ushtrisë kanë shkuar edhe FNSH-ja e Shkodrës dhe punonjës të administratës së zonave të mbrojtura.

Forcat zjarrëfikse po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve për të shmangur djegien e banesave, ndërsa pritet dita e nesërme për ndërhyrjen nga ajri.

Recommended