Pence: E ardhmja e Ballkanit në BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, duke u shprehur se e ardhmja është vetëm drejt Perëndimit. Në konferencën për shtyp me kryeministrin malazez Dushko Markovic ai ka deklaruar se të gjithë anëtarët e NATOS janë njësoj të rëndësishëm per Shtetet e Bashkuara.?Urimet e mia më të mira për këtë sukses të madh të anëtarësimit tuaj në NATO vetëm 10 vjet pas pavarësisë suaj . Për ne, Të gjithë aleatët janë njësoj të rëndësishëm, qofshin vende të vogla ose të mëdha dhe ne e vlerësojmë kontributin tuaj në NATO.?Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve pozitive me Uashingtonin dhe dëshmon rendësine e partneritetit strategjik të dy vendeve. Zëvendës presidenti amerikan Pence merr pjese ne samitin e vendeve te Kartës se Adriatikut, ku janë kryeministrat dhe krerët e shteteve te Ballkanit Perëndimor. Zyrtari i larte amerikan pritet te takohet edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidentin e Kosovës Thaçi, por edhe me liderët e tjerë te rajonit. Theksi do te vendoset tek rritja e sigurisë dhe proceset integruese.

Recommended