Atentat aktorit Mishel Manoku, arrestohet autori - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia zbulon detaje per atentatin ndaj Mishel Manokut mbrëmjen e së enjtes në afërsi të shkollës së mesme partizani ku ai mbeti i plagosur. Në pranga ra një 31-vjeçar, ndërsa policia ende nuk ka sqaruar motivin e ngjarjes. I riu u qëllua 8 herë me pistoletë nga Miklar Tola, ndërsa ai vijon të merret në pyetje në policinë e Tiranës. Në momentin e atentatit, Manoku lëvizte me një biçikletë në një zonë mjaft të populluar, ndërsa blutë mendojnë se atentatori kishte synim eliminimin e tij. Fatmirësisht 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e traumës.Mishel Manoku është një emër i njohur për uniformat blu pasi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për plagosjen e një efektiv policie me sende të forta. Ai akuzohej dhe për plagosjen e njerkut të tij Ermir Manoku në vitin 2014.Gjatë deklarimeve në spital, i plagosuri u prezantua me një kartë identiteti që dyshohet të jetë e falsifikuar me emrin Edison Delia. Nuk dihet pse i riu ka tentuar t?u shmanget hetimeve, pasi nuk dha detaje për atentatorin. Manoku më parë ka qenë dhe aktor kryesor në filmin me regjisor italian të titulluar ?Saimir?. Nën regjinë e Francesco Munzit filmi flet për emigrantët shqiptarë në Itali ku Mishel Manoku luan rolin e personazhit kryesor Saimir.