Shkodër, arrestohet autori i krimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje person i dyshuar si autor i përplasjes me arme te ndodhur ne Shkodër, ku nje vajze u vra dhe dy persona të tjerë u plagosen, eshte arrestuar nga policia. Burime pranë uniformave blu, bënë me dije se i arrestuari me inicialet V.T, të cilit ende nuk jepet është nga fshati Kaç i Vaut te Dejes. Ndonëse mendohet se në përplasjen me armë është përfshirë dhe një tjetër person policia ka nisur marrjen e tij në pyetje ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë iu gjetën sasi të vogla hashashi si dhe pajisje për presimin e lëndës narkotike. Konflikti mes personave të përfshirë në ngjarje, nisi një natë më parë në ambientet e brendshme të një lokali me muzikë live, në vendin e quajtur Kryebushat. Pas përleshjes fizike dhe në tentativë për t?u larguar me automjetin tip ?BMW?, mes palëve dyshohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. 20-vjeçarja Elsa Tusha e cila ndodhej në sediljen e pasme ka marrë disa plumba në trup duke mbetur e vdekur në vendngjarje ndërsa dy persona të tjerë Paulin Ndoja dhe Selim Aleti mbetën të plagosur rëndë. Shkak i këtij konflikti dyshohet se është bërë një grindje e çastit për motive banale. Nga hetimet e policisë mendohet se 54-vjeçari Selim Aleti nga fshati Bërdicë ka ndërhyrë për të shuar konfliktin ndërkohë që në vendngjarje u sekuestruan disa gëzhoja automatiku dhe pistolete.

Recommended