“Rrethina” kap 115 kg drogë, në pranga 46-vjeçari

  • 7 years ago
Policia e Shkodrës ka kapur 115 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Rrethina" u vu në pranga Margjin Livalli, në shtëpinë e të cilit u gjetën 10 thasë me 87 pako kanabis, që peshonte 115 kilogramë.

46-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së narkotike?ve".

/tvklan.al

Recommended