Report TV - Mbyten 3 persona në Zvernec 2 vajza nga Vlora e 1 djalë

  • 7 years ago
Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit . Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia.Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Mësohet se mosha e tyre është nga 20 deri në 30 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake mësohet djali kishte hyrë në det për të ndihmuar vajzat por ngjarja ka rezultuar fatale për të tre.

Recommended