Vlorë, mbytet në det adoleshenti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 14-vjeçar u mbyt ne qytetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të shtunë në zonën e Marinës. Viktima Endrit Bejkotaraj u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar por, pa mundur të shpëtojë nga vdekja. Pavarësisht se ishin pushuesit ata që i dhanë ndihmën e parë të riut, kjo gjë nuk mjaftoi. Nga hetimet e para rezulton se adoleshenti 14-vjeçar mund të jetë mbytur nga lodhja duke notuar pasi edhe deti kishte dallgë. Gjatë javës së fundit dy pushues kanë humbur jetën në Vlorë. Në zonën e plazhit mungojnë rojet bregdetare, të cilat mund të ndërhyjnë në kohë në rastet kur rrezikohet jeta e pushuesve në det.

Recommended