Stop - Skandali i mbetjeve spitalore, gjobitet Euroteam dhe pezullohet aktiviteti! (11 korrik 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në emisionin e së hënës, ?Stop? transmetoi megaskandalin e hedhjes së mbetjeve të rrezikshme spitalore në bregun e lumit Erzen, në fshatin Picallë në Tiranë. Investigimi i kamionëve të mbushur me mbetje dhe që derdheshin në bregun e Erzenit, kulmoi me incidentin e dhunës së administratores së kompanisë ?Euroteam?, Mirela Topulli, ndaj gazetarit Genci Angjellari, që po ndiqte cështjen në fjalë. Sot Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, morën masën administrative gjobë 1 milionë e 500 mijë lekë të reja ndaj ?Euroteam? dhe pezullim të plotë të aktivitetit.Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar kohë, për të shqyrtuar cështjen, edhe pse duhet të ketë marrë më pak kohë, kur ka lidhur qindra kontrata me ?Euroteam? për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Recommended