Ora News - Zjarret në Shqipëri - Zjarret në Shqipëri, emergjencat i kërkojnë ndihmë kompanisë VIVA

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

12 vatra të reja zjarri janë shënuar në disa qarqe të vendit, duke rrezikuar masivet pyjore dhe kurorat e gjelbra të disave prej tyre. Në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër flakët kanë përpirë hektarë të tërë me bimësinë e pyjeve si dhe shkurreve, ndërsa në Dibër, një vatër zjarri është ende aktive.
Drejtoria e Emergjencës Civile i ka kërkuar ndihmë kompanisë së helikopterëve VIVA për të ndërhyrje për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malor. Në një kërkesë të orës 22 të mbrëmjes së djeshme, kreun i emergjencave i kërkon VIVA-s ndihmë të menjëhershme për dërgimin e një helikopteri për të shuar flakët në kurorën e gjelbër të fshatit Dushaj, Liqenit Balgjaj dhe Malit me Gropa dhe në Fushë-Bulqizë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/po-digjen-pyjet-12-vatra-zjarri-gjate-24-orevve-ne-diber-nje-vater-ende-aktive/

Recommended