Veliaj: Tirana nuk funksionon me kunetër

  • 7 years ago
Batutat e Kryebashkiakut, Erion Veliaj dhënë në një intervistë për News 24 nuk janë pritur mirë nga parardhësi i tij në këtë detyrë, Lulzim Basha. Ish-kreu i Bashkisë reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke e akuzuar Veliajn për shpifje. Edhe një ditë më pas, Veliaj nuk tërhiqet nga akuzat se Bashkinë e Tiranës në kohën e Bashës e drejtonin familjarët.

"Një ndër arsyet pse njihet si Pallati me Shigjeta është se Edi Rama, si kryetar Bashkie ishte i pari që vuri dorë në këtë pallat. Megjithatë, besoj se pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër. Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, vetëm kështu mund të ecim përpara?.

Përplasjet nisën pas debateve për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish - Parkut të Autobusëve, ku firma ndërtuese akuzoi ish-Kryebashkiakun Basha se i vuri gjobë nëpërmjet kunatit në vitin 2013, por kur ajo u refuzua e ktheu pronën e tyre në një lulishte.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended