Sekuestrohet drogë në Tiranë, 3 të arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës sekuestroi 50 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa vuri ne pranga 3 persona. Operacioni i koduar ?Kalaja?, u finalizua me arrestimin e Blerim e Dritan Muratit dhe Bashkim Memas.Ata u kapen gjatë momentit të shkëmbimit të drogës në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.Sipas policisë, këta persona ne bashkëpunim me njeri tjetrin shpërndarin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me Cannabis.Policia sekuestroi 2 automjete Mercedes Benz dhe 3 aparate celularë.Ndërkohe uniformat blu ne Tirane sekuestruan edhe 434 bimë kanabis, ndërsa vuri në pranga një 54 vjeçar. Aqif Kryeziu u arrestua në flagrancë, pasi ndodhej në parcelën ku ishte kultivuar kanabisi në afërsi të fshatit Urë. Aksioni hetuesit dyshojnë se ka edhe te tjerë persona të përfshirë në kultivimin e drogës.

Recommended