Tiranë, tre të arrestuar për drogë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti i arrestimi te tre personave, pjese e nje grupi qe shpërndante kokaine dhe kanabis ne zonën e ish-bllokut dhe te Shkollës së Bashkuar. Antonio Ruçin 27 vjeç nga Tirana ishte ne makinë bashkë me dy shokët e tij nga Struga e Maqedonisë, Fluturim Kica 28 vjeç dhe Zulfi Ademi 45 vjeç. Gjatë kontrollit, policia u gjeti atyre 100 grame kokainë, si dhe një qese të mbushur me kanabis. Ndonëse sasia e zbuluar e lendes narkotike ishte e vogël, policia dyshon se tre personat kishin arritur të ndërtonin një rrjet të mireorganizuar të shpërndarjes se drogës. Ndërkohë, pas verifikimeve u mësua se Zulfi Ademi rezultonte të ishte i dënuar edhe më parë për plagosje.