25 qershori - Sot është dita e çlirimit thotë Vasili: Proçes dhe votim të mençur!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa votoi në kopshtin numër 31 në njësinë pesë në kryeqytet, kreu i LSI-së Petrit Vasili apeloi për një proçes dhe votim të mençur.
Në fjalën e tij para gazetarëve Vasili tha se sot është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet dhe populli shqiptar do të dijë të bëjë diferencën.
Vasili: Sot është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj shumë që mençuria e një populli të vjetër si yni që gjithmonë ka bërë diferencën mes gjithë të tjerëve do të bëjë diferencën edhe sot për një të ardhme jo vetëm më të ndritur, më të mirë dhe më me shpresë, por dhe krijimin e asaj hapësirë që të gjithë presin, në mënyrë të veçantë të rinjtë e Shqipërisë. Uroj dhe shpresoj të jetë një proçes i qetë, të kemi maturinë e duhur. Shpresoj të kemi një proçes të mençur dhe një votim të mençur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-eshte-dita-e-clirimit-thote-vasili-proces-dhe-votim-te-mencur/