“5 qershori” në tryezën e Presidentit, Meta: Dita të angazhohemi të heqim çdo pengesë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pasi mori 99 vota në Parlament Ligji i ri Zgjedhor, i amenduar sipas marrëveshjes së 5 qershorit ndodhet mbi tryezën e punës së Presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë në takimin me ambsadorët e BE-së, kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për ta dekretuar këtë dokument sapo t?i mbërrijë në Presidencë.

Por një ditë më parë, PS sëbashkua me disa nga deputetët e opozitës miratuan ndryshimet kushtetuese me 106 vota.

Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhjore nga Kuvendi është cilësuar antikushtetuese nga ana e presidentit Meta, edhe pse ky i fundit nuk mund të bëhët më pengesë për PS.

Kushtetuta e kufizon kreun e Shtetit për ta kthyer për rishqyrtim, pasi sipas Nenit 117 të pika 6, Presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Por kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që në ditën e Kurban Bajramit nga kulti fetar i Kryegjyshatës t?i kërkojë drejtuesve të politikës që të reflektojnë.

?Falenderim për udhëheqësit tanë fetarë për mesazhet e mençura dhe harmoninë që ata e kanë mbrojtur dhe pasqyruar në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë çdo gjë për të mbajtur qytetarët tanë të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, kombëtare, por edhe europiane.

Uroj që edhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, të bashkëpunimit, të interesave më të mëdha qytetare.

Por Presidenti më shumë se tek politika ka besim tek fuqia dje rikthimi i shqiptarëve.

Jam i sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar. Njëkohësisht sot është një ditë e rëndësishme për t?u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor, që ka populli dhe vendi ynë: anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdo pengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme për t?u materializuar.

Kjo është e vetmja rrugë që të rinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen, ashtu siç shprehu besimin e tij Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë që ?shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!?

Madje Ilir Meta, pasi miratimit të ndryshimeve kushtetutese, i kujtoi kryeministrit Rama që të përgatitet për përballimin me fuqinë e popullit.Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended