Ora News – Qytetarë votoni! Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forumi Civil 2010 dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, u kanë bërë thirrje qytetarve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 qershorit. Ish-presidenti Moisu tha se përmes votës qytetarët nuk duhet ti lejojnë politikanet të shpërdorojnë detyrën.
3 ditë para zgjedhjeve, Forumi Civil 2010 dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në një takim të përbashkët u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ish-Presidenti, Alfred Moisu, tha se premtimet e pambajtura të politikës i kanë bërë zgjedhësit mosbesues, por kjo shtoi ai, nuk duhet ti dekurajojë ata të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
Moisiu: Mos bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do të përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do ti lëmë dorë më të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete sesa për popullin. Miqtë dhe aleatët do të na ndohmojnë siç na kanë ndihmuar por si thotë një fjalë e vjetër e popullit tonë: ?Gomarin nga balta e nxjerr i zoti?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetare-votoni-moisiu-gomarin-nga-balta-e-nxjerr-i-zoti/

Recommended