Report TV - Ish-ministrat e PD vijojnë të pasurohen edhe pse pa pushtet

  • 7 years ago
Humbja e pushtetit katër vite më parë nuk është reflektuar në deklaratat vjetore të pasurive ish-ministrave të qeverisë ?Berisha?.

Ish-ministrat e Partisë Demokratike, për të cilët ka një perceptim të fortë se janë burimi i disfatave zgjedhore të kësaj partie, vijojnë të blejnë si më parë pasuri të paluajtshme si dhe të deklarojnë të ardhura të majme nga pagat, depozitat, bonot e thesarit, obligacionet, nga qiratë e apartamenteve, të zyrave etj. Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë vitit 2016, rezulton se ka blerë një apartament dhe garazh, me sipërfaqe 123 m2 dhe 12 m2, me vlerë 160 mijë euro.

Recommended