• 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialsite për Integrim kanë zhvilluar takime me emigrantet në Greqi. Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, u ndal te situata politike në Shqipëri, konflikti i së cilës tha se po mban peng vendin. LSI u shpreh, Dervishaj, është parti që punon për qytetarët shqiptarë brenda dhe janë vendit.
Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë shtrirë fushatën elektorale përtej kufirit të Shqipërisë.
Sokol Dervishaj, Vangjel Tavo si dhe kandidatë të tjerë kanë zhvilluar në fundjavë takime me emigrantë në Greqi.
Dervishaj u ndal te situata konfliktuale e politikës në Shqipëri, duke thënë se kjo nuk është rruga e duhur për zhvillimin e vendit.
Dervishaj: Ajo që keni parë kohët e fundit, është një sherrnajë, është një konflikt i panevojshëm që na mban peng. Ju e dini që themi: Njëra dorën lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Por nëqoftëse ne i presim dorën njëri-tjetrit nuk kemi çfarë lajmë dhe mbi të gjitha mbetemi peng i historive të pakuptimta.
Një politikë në konsensus, tha Dervishaj, është më e kujdeshshme edhe ndaj problemeve të shqiptarëve në emigrim.
Dervishaj: Sa më paqe, sa më stabilitet, sa më siguri, sa më garanci të ketë Shqipëri aq më mirë do të ecin punët e Shqipërisë, por edhe aq më e kujdesshme do të jetë Shqipëria edhe ndaj problemeve të shqiptarëve kudo ku ata janë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dervishaj-ne-shqiperi-konflikt-i-panevojshem-po-na-mban-peng/

Category

📺
TV

Recommended