Report TV - 25 qershori, renditja në listë kandidatët e PD që rrezikojnë

  • 7 years ago
Përpos 25 eksponentëve me peshë të Partisë Demokratike, të cilëve Lulzim Basha vendosi t?u ndërpresë karrierën politike, në kuadër të ndërtimit të Republikës së Re, në PD ka edhe një grup tjetër, i cili ndonëse është pjesë e listës, rrezikon të ketë fatin gardës së vjetër.

Për fatin e tyre politik, që lidhet me përfshirjen në parlamentin e ardhshëm, pra me mandatin e deputetit, do të jetë përcaktues rezultati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ajo që e rrezikon këtë grup eksponentësh, pjesë e rrethit të të besuarve të Lulzim Bashës, është pikërisht renditja në zonën e kuqe në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Recommended