Ora News – Fieri bastion i së majtës. Çupi: Po ta kuptonte nuk do të votonte kështu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, teksa flet për betejën elektorale në jug të vendit, thotë se është i habitur se pse qyteti i Fierit është bastion i së majtës. Ai shprehet se nuk beson të ketë ndryshime mandatesh, ndërsa tregon edhe biznesin më të përhapur atje.
Pjesë nga diskutimet:
Hila: Këtu kemi dy figura të PS-së, Gramoz Ruçi që e ka vënë veten i 9-ti dhe Erion Braçe i pari.
Abilekaj: E ka vënë veten apo e kanë vënë këtë nuk e dimë.
Çupi: Do jetë një sukses i së majtës, sepse ajo është zonë e lidhur me të majtën, e lidhur vetvetiu sepse nuk është as zonë e Luftës së Dytë Botërore, as zonë e reformave të mëdha agrare. Është një zonë që po ta kuptonte, praktikisht socializmi e ka rrënuar me rafineritë, me TEC-n. Po t?i kthehemi traditës, unë nuk shikoj shumë lidhje me të majtën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fieri-bastion-i-se-majtes-cupi-po-ta-kuptonte-nuk-do-te-votonte-keshtu/

Recommended