Ora News – Nis puna për vettingun, konstituohen komisionet me 6 dhe 12 anëtarë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë konstituuar edhe 2 Komisionet e tjera ad-hoc për ngritjen e organeve të vettingut, një me 12 anëtarë që do të zgjedhë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe një me 6 anëtarë për Kolegjin e Apelimit. Ndërkohë Komisioni që do të kryejë verifikimin e kandidatëve miratoi kalendarin e punimeve në të cilin në datat 29 dhe 30 maj do të përmbyllë dëgjesat me kandidatët dhe do të miratojë listën finale me kandidatët që janë të gatshëm për votim.
Të hënën në orën 10:00 dhe të martën në orën 9:00 të mëngjesit, Komisioni ad-hoc i verifikimit të kandidatëve për proçesin e vettingut, do të thërrasë në seancë dëgjimore të 193 aplikantët pjesëmarrës në garë.
Manja: Propozoj që kandidatët e listës B të njoftohen të gjithë për seancë dëgjimore, ndërsa tek lista A siç e parashikon ligji të njoftohen kandidatët që kanë marrë një rekomandim negativ nga ONM dhe Komisioni. Në proçes e sipër të punës këtu jemi, do të vendosim edhe për seancë dëgjimore edhe për pjesën tjetër të kandidatëve që kanë marrë rekomandim pozitiv nga Avokati i Popullit dhe ONM.
Në atmosferën e fushatës, deputeti Flamur Noka kërkoi që mbledhjet e Komisionit të bëheshin në darkë, kërkesë që nuk u mor parasysh nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-mblidhet-komisioni-ad-hoc-per-verifikimin-e-kandidateve/