Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT #oranews 20 vjet pas ndërtimit, kapaciteti i Ujësjellësit të Bovillës do të dyfishohet, si dhe do të ndërtohet një linjë e re transmetimi, për të siguruar ujë 24 orë për Tiranën. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili garantoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin për Yzberishtin dhe Unazën e Re, brenda muajve të verës.
Veliaj: Me impiantin që dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht, e zgjidhim përfundimisht problemin e ujit dhe 2019-ta do të jetë një vit suksesi. Deri në verë përfundojmë punimet me impiantin dhe deri në fund të vitit përfundojmë të gjithë linjën e transmetimit, që sigurohemi që ky vit shënon fundin e krizave që kemi pasur me ujin.
Ndërkohë nga rrjeti i ri i transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishit, zona e Astirit, zona e Unazës së Re, dhjetëra pallate që kanë ardhur aty kohët e fundit, e që kanë qenë më parë në Komunën e Kasharit.
Veliaj: Do të kemi një linjë të re transmetimi që nuk mund të shpohet, që nuk mund të aksesohet nga vandalët që duan të vjedhin ujin. Kjo linjë e dedikuar do të shkojë nga këtu direkt në Yzberisht, për të furnizuar të gjithë atë pjesë të re të Tiranës.