Sherri me thika që la dy të vdekur, çfarë ndodhi në rezervatin e Rrushkullit

  • 7 years ago
Një sherr për motive ende të panjohura brenda rezervatit të kafshëve dhe shpendëve, në Rrushkull të Durrësit përfundoi me dy viktima dhe një të plagosur.

Lulzim Qamo 40 - vjeç, roje në rezervat mbeti i vrarë në vend, pasi u qëllua me thikë. Ziadin Shallari 60 - vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit, kishte marrë më herët plagë të rënda.

I plagosur është Eduart Xhaferri 50 -vjeç, cili tashmë ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarjeje dhe pritet të merret në pyetje nga policia.

Nga hetimet e para, policia ka mësuar se Qamo punonte si roje i rezervatit, ndërsa Ziadin Shallari ka qenë stallier dhe punëtor bashkë me Eduart Xhaferrin.

Në rrethana ende të pakuptueshme, Lulzim Qamo është konfliktuar me Ziadin Shallarin. Eduart Xhaferri, ka ndërhyrë për t?i ndarë dhe më pas edhe ai ka marrë plagë në trup.

Dyshimet e policisë janë se konflikti mund të ketë nisur si një lojë e Shallarit me Xhaferrin dhe Qamon. Ky i fundit mësohet se nuk ka qenë i qëndrueshëm psikologjikisht dhe nuk ka duruar lojën e dy shokëve të tij.

Kjo ka sjellë më pas edhe konfliktin, që la të vdekur rojen Lulzim Qamo dhe Ziadin Shallarin. Policia tashmë po pret përmirësimin e gjendjes së të mbijetuarit Qamo, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Tv Klan