Nis zbatimi i marrëveshjes, PD cakton ministrat te dielën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 ore pas zyrtarizimit te marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ka filluar te zbardhet rruga neper te cilën do te ece zbatimi i saj.Se pari, Presidenti i Republikës Bujar Nishani duhet te dekretoje datën e re te zgjedhjeve te përgjithshme, por edhe te zgjedhjeve te pjesshme per Bashkinë e Kavajës.Ndërkohe qe mësohet se deri te dielën, Partia Demokratike do te kete gati propozimet per zëvendëskryeministrin, 6 ministrat si dhe drejtoret qe sipas marrëveshjes propozohen nga ajo.Ky sqarim është dhënë nga vete lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili gjate takimit me kryetaret e PD ne rrethe, sqaroi se javën e ardhshme mbyllet edhe lista e kandidateve per deputet.Lidhur me depozitimin e listës se kandidateve per deputet dhe regjistrimin e partive, mësohet se kodi elektoral nuk do te ndryshoje, pavarësisht se afatet jane djegur.Burime prane mazhorances, bëjnë me dije se ligji zgjedhor nuk do te preket, dhe partite e opozitës thjesht do te depozitojnë listën e kandidateve per deputet ne 26 maj, duke ia lënë vendimmarrjen Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.Java e ardhshme do te jete e ngjeshur për Parlamentin, i cili duhet te rimblidhet per te votuar jo vetëm ministrat e rinj dhe kreun e ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, por edhe ngritjen e komisioneve te vetingut.