Kriza stress-test i drejtësisë - Bushati: Problemi real për PD nuk janë zgjedhjet, por drejtësia

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se kriza politike në Shqipëri është një ?stress-test? i drejtësisë.
Në një intervistë për ?Koha Ditore?, i pyetur mbi zhvillimet politike edhe në vendet e rajonit si Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi, Bushati thote se gjithkund vihet re një rezistencë ndaj forcimit të shtetit ligjor.
Bushati: Situata në Shqipëri, është në thelb produkt i frikës nga ndryshimi që pritet të ndodhë për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi. Cdo krahasim i këtyre situatave do të ishte i mangët, por gjithsesi ka një fill që i përshkon të gjitha: është ajo që unë e kam cilësuar ?stress-test-i? i drejtësisë. Sepse në forma e mënyra të ndryshme gjithkund vihet re një rezistencë ndaj veprimit të drejtësisë, forcimit të shtetit ligjor. Gjithkush e kupton se problemi real për PD nuk janë zgjedhjet por frika nga drejtësia. Dyshja Berisha-Basha ka marrë peng zbatimin e reformës në kundërshtim me atë që kërkojnë 93% e shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-problemi-real-per-pd-nuk-jane-zgjedhjet-por-drejtesia/

Recommended