Artan Shabani: Qasje interesante e artistëve ndaj ngjarjeve të ditës

  • 7 years ago
Zyrtarisht ?Bienalja e Mesdheut? është mbyllur. Artistët janë kthyer në vendet e origjinës, por duke i lënë Tiranës deri në mbyllje të Majit, produktin me të cilin u prezantuan, si për ti dhënë publikut të thjeshtë, atij profesionistë dhe kritikës kohë reflektimi. Artan Shabani, Drejtori i Galerisë së Arteve që në institucionin që drejton priti ekspozitën e kuruar nga Maja Ciric me artistë shqiptarë si Lek Gjeloshi apo Iva Lulashi, thotë së krijimtaria e prezantuar ngriti disa pyetje. Ajo që tërheq vëmendjen e Artan Shabanit piktor, është se si i qasen bienalistët ngjarjeve të ditës.

?Stili, gjuha, kurajo, forca, se si ia tregon publikut, në rrallë të parë ia tregon vetes, se si e denoncon këtë gjest artistik dhe fenomenet evidentohen me një sensibilitet më të madh.?

Por çfarë i solli kjo bienale artit vendas?

?Informacionet sjell, gjuhët e artit sjell, mënyrën se si kurohet një projekt.?/TvKlan

Recommended