Ora News – Rama thirrje demokratëve: PD barrikadë, lëreni Saliun kukuth

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë para se opozita të niste protestën para kryeministrisë, Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Selenicë nga ku siguroi se më 18 qershor do të votohet për ti hapur rrugën vettingut dhe negociatave të anëtarësimit me BE. Ai akuzoi Partinë Demokratike për lidhjet e saj të ngushta me gjyqëtarët dhe prokurorët e korruptuar në sistemin e drejtësisë.
Rama: Ata që drejtojnë Partinë Demokratike dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë. Janë të lidhur si mishi me thoin. Por të jeni të bindur se në 18 qershor, ne do t?i zmbrapsim njëherë e përgjithmonë. Të jeni të bindur se bllokimi i Vetting-ut, për të çliruar drejtësinë, do të mbarojë në 18 qershor. Të jeni të bindur se parlamenti i ri, menjëherë pas votimit të qeverisë së re, do të votojë zhbllokimin e procesit të Vetting-ut. Do t?i shikoni me radhë, njëri pas tjetrit, ta lënë Pallatin e Drejtësisë, ata që e kanë marrë peng dhe të shkojnë të përgjigjen përpara drejtësisë së re për të gjitha zullumet, mëkatet dhe krimet që kanë bërë në kurriz të këtij populli dhe të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëvë demokratë që në 18 qershor t`i bashkohen Partisë Socilasite dhe të lënë Berishën e Bashën në atë që ai e quajti çadra e trupit.
Rama: Demokratët, qytetarët e zakonshëm demokratë, duhet të na bashkohen në 18 qershor, sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre është shumë më e çmuar sesa e ardhmja e Saliut. E ardhmja e Saliut është mbrapa. E ardhmja e fëmijëve tyre është përpara. 18 qershori do të bëjë që flamuri kuqezi të afrohet në oborrin e Europës së Bashkuar. 18 qershori do të bëjë që ne të hapim negociatat për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Për të gjitha këto arsye, demokratët e zakonshëm duhet ta lënë Saliun atje, kukuth, i mbyllur në bunker.
Në takimin me qytetarët e Selenicës, Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-demokratet-te-lene-berishen-kukuth-te-bashkohen-me-ne/

Recommended