Tiranë/ Vritet 27 - vjeçari

  • 7 years ago
Një person u vra me thikë pas një përleshjeje që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Çekrezë të Kamzës, pas një konflikti për motive të dobëta. Altin Kodra, 27 - vjeç, banues në këtë fshat, mori disa plagë në bark, pasi u qëllua me thikë nga Vladimir Luli, 28 - vjeç.

Po kështu edhe Luli, mbeti po ashtu i plagosur pasi mori disa goditje me sende të forta në trup. Të dy personat u dërguan në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore, por Kodra nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi kur Vladimr Luli ishte duke rregulluar një tub uji, pranë banesës së tij në fshat ndërsa është konfliktuar me të vrarin Kodra. Ende nuk dihet motivi i krimit, por burimet e policisë thonë se dyshohet se shkak është bërë një konflikt i vjetër që ka qenë mes palëve për motive ende të panjohura.

Pas veprimeve të para, policia arrestoi në flagrancë Vladimir Lulin, të dyshuar si autorë të krimit. Ai akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa arma e krimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended