• 7 years ago
Oscor Omni Spectral Correlator 5000 është emri i pajisjes me të cilën u ndalua në Rinas greku Iraklis Dragunis, kjo që shihni në këto pamje.

52 - vjeçari me profesion inxhinier, prej vitit 2012 ka herë në vendin tonë gjithsej 24 herë. Nuk sqarohet nëse në të gjithë herët ka hyrë me pajisjen e dyshuar përgjuese nga policia, por shumicën e rasteve ai ka ardhur për punë në vendin tonë.

Dragunis është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe mësohet të ketë deklaruar se pajisja nuk përgjon, por vetëm detekton nëse në një ambient ka pajisje që përgjojnë.

52 - vjeçari kishte hyrë në vendin tonë në datën 5 Maj për të punuar për llogari të një kompanie celulare. Ai pretendon se me pajisjen do të kryente matjen e sinjaleve të antenave të kompanisë dhe për ta vërtetuar këtë do t'i verë në dispozicion prokurorisë kontratën mes palëve.

Prokuroria i ka bllokuar pasaportën deri në përfundimin e ekspertizës së pajisjes nga një specialist shqiptar, ai do qëndrojë në vendin tonë.

Nga veprimet e para hetimore, kjo pajisje është identike me atë të izraelitit Yoram Frig, i cili u ndalua në Rinas 40 ditë më parë. Pas kryerjes së ekspertizës rezultoi se pajisja nuk ishte përgjuese dhe hetimet ndaj tij u pushuan.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended