Ora News - S’ka tym të bardhë nga Presidenca. Rama e Basha në të njëjtin pozicion si dje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriza poltike vijon të jetë e pazgjidhur, ndërsa edhe takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, në zyrën e presidentit Bujar Nishani është mbyllur pa rezlutat. Kryeministri Rama nuk është tërhequr nga oferta e një dite më parë. Në tryeze edhe kryetari i opozitës, Basha ka shkuar me të njëjtin kundërpropozim.
Kryeminstri tha se nuk e negocion 18 qershorin dhe se tashme ka nisur punën për të garuar dhe pa opozitën në këtë proces, duke theksuar se nuk e pret me PD edhe pse nuk e mbylli derën e negociatave. Por Basha i bëri thirrje të reflektojë të gjendet një zgjidhje e shpejtë politike, ndryshe tha ai janë qytetaret qe do marrin në dorë fatet e tyre.
Pavaresisht ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve dhe presionit në rritje për zgjidhjen e krizes politike, palet nuk kanë lëvizur nga qëndrimet edhe pse negociatat vazhdojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-rama-e-basha-serish-tek-nishani-takimi-ne-oren-1900/