S’ka tym të bardhë nga bisedimet Rama-Basha në Presidencë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundon pas 3 ore e 10 minuta takimi mes kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i mbajtur nën ndërmjetësimin e Presidentit Nishani. I pari qe ka lene takimin eshte kreu i qeverise. Ndersa kryedemokrati ka ndenjur edhe per disa minuta te tjera ne Presidence. Ne kete takim kryeministri shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci ndërsa Basha nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Takimi eshte mbajtur në zyrtën e kreut të shtetit, pas përpjekejes së këtij të fundit për të tejkaluar krizën politike në vend. Një ditë më para Presidenti Nishani ftoi palët për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike për të cilën është bërë apel edhe nga faktori ndërkombëtar.