Report TV - Elbasan, 1 Maji, punëtorët protestë për të drejtat e tyre

  • 7 years ago
ELBASAN-Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, Levizja Egjyptiane Rome ka protestuar për më shumë punë dhe garantimin e të drejtave të punëtorëve. Kryefamiljarë, studentë të papunë, aktivistë iu bashkuan kësaj nisme duke bërë thirrje për më shumë punë dhe respektim e të drejtave të punëtorëve.

?Stop diskriminimit në punë", "Na ishte një herë një punëtor", "Diplomë po punë jo", Pa vjetërsi pune, pa pension" ishin disa nga pankartat e protestuesve. Aktivistët Ervis Çota e Besnik Bodurri theksuan se kjo nismë ka si qëllim të tërheqë vëmendjen për kushte më të mira pune dhe punësim.

?Duke qenë se sot është dita ndërkombëtare e punëtoreve, në shenjë proteste paqësore i bëjmë thirrje institucioneve për më shumë vëmendje ndaj punëtorëve ndaj kësaj klase e cila historikisht ka qenë e shtypur, asnjëherë nuk janë ofruar të drejta që ata meritojnë?, tha Çota.

Recommended