Report TV - Kombinat, ndërtohet këndi i parë i lojërave për fëmijët me aftësi ndryshe

  • 7 years ago
Tirana është qyteti i mundësive, edhe për fëmijët me aftësi të veçanta.

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një këndi të ri lojërash në Kombinat, i cili do t?i shërbejë të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën po ndërtohet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve të këndit të 15 të lojërave në kryeqytet dhe theksoi se ky është këndi i pari në Tiranë, i përshtatshëm për t?u aksesuar edhe nga fëmijët me aftësi ndryshe.

?Më vjen mirë që shumë pranë qendrës së Kombinatit po fillojmë punën për këndin e parë të lodrave, i përshtatur edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për fëmijët që mund të kenë nevoja të terapisë mendore, me autizëm ose me sindromën doën. Për herë të parë kemi një kënd lodrash, i cili përfshin të gjithë fëmijët, edhe për të gjithë nevojat që ata kanë?, tha Veliaj.

Recommended