Ora News - “Rama dështoi negociatat”, Basha: Javën e ardhshme mosbindje civile

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dështimin e negociatave me eurodeputetët, lideri i opozitës Lulzim Basha ia faturon kryeministrit Rama që sipas tij nuk pranoi krijimin e qeverisë teknike; kushti themelor i opozitës. Kreu i PD tha se nuk ka negociata për qeverinë teknike.
Basha: Ndaj, kushti i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar drogën, për të nxjerrë jashtë institucioneve kriminelët dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke përfshirë votimin dhe numërimin elektronik.
Lideri i Partisë Demorkatike paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar me mosbindje civile duke nisur nga java e ardhshme në të gjithë vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-lajmeron-javen-e-ardhshme-nisim-mosbindjen-civile/

Recommended