Ora News - Basha: Ja pse dështoi marrëveshja e 17 majit me Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar në studion e "360 gradë" me Artur Zhejin se përse dështoi marrëveshja e 17 majit me kryeministrin Rama.

Denis Dyrnjaja: Çfarë është biseduar në tryezën 5 orësh më Edi Ramën ?

Lulzim Basha: Marrëveshja e 17 majit ishte marrëveshje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kushtet kur u gjendëm pas protestës 90 ditore, ne nuk arritëm të largojmë Ramën si kryeministër dhe pamë për një zgjidhje për të shmangur konfliktin civil dhe të garantonim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ishte qëllimi i vetëm i marrëveshjes së 17 majit. Pse e konsideroj të dështuar? Sepse qëllimi i vetëm i kësaj marrëveshje që të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk u realizua. Ne patëm shit-blerje masive të votës që detyroi OSBE/ODIHR që në raportin e vet përfundimtar të konsideronte numrin 1 të problemit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi raportin e ministrave teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ja-pse-deshtoi-marreveshja-e-17-majit-me-ramen