Report TV - Kongresi i shkencave mjekësore Manastirliu: 300 specialistë të rinj

  • 7 years ago
Në kongresin e katërt të shkencave mjekësore ministrja Manastirliu deklaroi se në vitin 2018 do të fillojnë punë 300 mjekë të rinj specialistë.

Konferenca e 4 kombëtare e shkencave mjekësore u zhvillua sot, ku përveç 220 lektorëve dhe 3000 profesionistëve, merrnin pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në fjalën e saj ministrja Manastirliu përmendi faktin që ne vitin 2018 do të kemi edhe mjekë të rinj të specializuar, kjo pas një periudhe të gjatë që specializimet ishin mbyllur dhe mungesa e mejkëve specialistë është e theksuar.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla u shpreh se Fakulteti i Mjekësisë është në proces akreditimi, çka i rrit vlerën dhe cilësinë studentëve që së shpejti do të veshin bluzën e bardhë.

Ky është viti i katërt ku shkencat e mjekësisë, si ajo e mjekësisë teknike, dentare, farmaceutike dhe mjekësisë së përgjithshme mblidhen për të diskutuar fjalën e fundit të mjekësisë si dhe mundësitë që vendi ynë ka.