Ora News - Meta: Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor që ka të bëjë me kulturën. Kështu u shpreh kreu i Kuvendit dhe njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta në një takim me vajza dhe gra të Njësisë 7 në Tiranë.
Meta: ?Besojmë që politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që nuk ka të bëjë thjesht me individët dhe me njerëzit, por me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike e një gjenerate politike e cila punon me përgjegjësi, punon në ekip. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo edhe partiake në interes të vendit, të komunitetit dhe të shoqërisë?
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes, sepse askush në familje nuk sakrifikon më shumë se gruaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-politika-shqiptare-ka-nevoje-per-nje-transformim-thelbesor/