Tërmeti shkund Shqipërinë

  • 7 years ago
Shqipëria është goditur këtë të shtunë nga një tërmet 5.1 ballë.

Lëkundjet, të cilat u ndjenë për disa sekonda edhe në kryeqytet ndodhën rreth orës 15:53 minuta.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (kliko këtu), epiqendra e tërmetit me thellësi 15 kilometra ka qenë 53 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 14 kilometra në lindje të Rrëshenit.

Përveç Tiranës, lëvizjet sizmike janë ndjerë edhe në Krujë, Bulqizë, Laç, Elbasan, Lezhë, Pukë, Dibër, Burrel, Mirditë.

Për tvklan.al qytetarët thonë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë në Velipojë, në Shkodër, ku ka patur dy të tilla njëra pas tjetrës, në Elbasan, Gramsh, Shëngjin, Berat, Korçë, Vlorë, por gjithashtu edhe në Kosovë, në qytete si Prishtina e Prizreni e deri në Tetovë e Gostivar, si dhe Ulqin.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended