Casini: Shqetësuese droga që vjen nga Shqipëria

  • 7 years ago
Për Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit Italian, Pier Ferdinando Casini, Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai thotë se prokurorët kanë konstatuar të dhëna shqetësuese të rritjes së trafikut të drogës nga brigjet shqiptare kohët e fundit.

"Unë konstatoj një gjë. Ka të dhëna shqetësuese mbi rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria të evidentuara nga prokurorët italianë, për të cilën ka një reagim tepër të dobët. Duhet të intensifikohet puna në këtë drejtim. Ne presim më shumë nga qeveria shqiptare".

Sipas Casinit, Bashkimi Europian duhet të përforcojë perspektivën e anëtarësimit e vendeve të Ballkanit, por këtij angazhimi vendet e rajonit duhet t?i përgjigjen me reforma serioze.

"Duhet t?ju japim perspektivën vendeve të Ballkanit Perëndimor që të hyjnë në Bashkimin Europian. Të mbyllësh portat siç e bëri Juncker në fillim të mandatit të tij ishte një gabim. Ka vende me të cilat Italia ka një marrëdhënie të veçantë siç është Shqipëria që duhet të kenë perspektivën të hyjnë në Bashkimin Europian, por sigurisht që këto vende duhet të ndryshojnë tê futen në BE, pasi jemi të shqetësuar për shumë gjëra që ndodhin në rajon".

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve përbën një nga 5 prioritetet për Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Tv Klan

Recommended