Ora News – Bushati në NATO: Rritje e kapaciteteve të mbrojtjes dhe vëmëndje e shtuar për rajonin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua më 31 mars në Bruksel.
Punimet e Ministerialit i?u dedikuan përgatitjeve të Samitit Special të NATO-s që do të mbahet në muajin maj të këtij viti në Bruksel. Përgjatë bisedimeve, Ministrat e Jashtëm të Aleancës trajtuan një sërë tematikash të rëndësishme për sigurinë euro-atlantike, si nevojën për një angazhim të rritur të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, progresin e bërë në kuadër të rritjes së buxheteve të mbrojtjes të vendeve aleate, si dhe mënyrat për t?iu përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë nga Lindja dhe Jugu. Ministrat trajtuan gjithashtu situatën aktuale të sigurisë në rajonin tonë dhe rolin e aktorëve të tretë në Ballkanin Perëndimor.
Në ndërhyrjet e tij, Ministri Bushati shprehu mbështetjen e Shqipërisë për një angazhjim të rritur të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, në bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Europian dhe vendet partnere, si dhe evidentoi hapat e ndërmarra nga vendi ynë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në kuadër të përpjekjeve për një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive brenda aleancës, sidomos në rrafshin buxhetor, Ministri Bushati ilustroi hapat pozitivë që ka ndërmarrë vendi ynë duke vendosur rritjen e buxhetit të mbrojtjes në vitet 2016-2017, si dhe rritjen e investimeve për modernizimin e forcave të armatosura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-nato-rritje-e-kapaciteteve-te-mbrojtjes-dhe-vemendje-e-shtuar-per-rajonin/

Recommended