Ora News – Tahiri: Nuk duam një koalicion për të fituar dhe për të mbledhur vota

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Partisë Socialiste nuk i duhet një koalicion për të mbledhur sa më shumë vota, por një koalicion që punon për qytetarët?. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialiste Tiranë Saimir Tahiri teksa iu referua aleatit në qeverisje. Në një takim me banorët e Paskuqanit Tahiri tha se qeverisja e ardhshme nuk përcaktohet në korridoret e politikës por nga votat e qytetarëve.
Me afrimin e zgjedhjeve, debati nëse PS dhe LSI do të vijojnë marrëveshjen politike nëshkruar me 1 prill 4 vite më pare sa shkon e bëhet më ironik, madje edhe me tone më të larta.
Por kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Saimir Tahiri, duke u referuar aleatit në qeverisje tha se Partisë Socialiste nuk i duhet një koalicion për të grumbulluar vota e për të fituar por një koalicion për t`ju shërbyer qytetarëve.
Tahiri: ??Ne nuk duam një koalicion për të fituar por duam një koalicion për punuar. Nuk duam një koalicion për të mbledhur vota por një koalicion për të punuar pas 18 qershorit bashkë me shqiptarët për Shqipëri që duam. Disa duan në çadër pushtet disa e duan në tavolinë. Askush nuk jep llogari për punët që nuk ka bërë. Në 18 Qershor ju do votoni, ne që duam legalizim të shtepive apo ata që duan legalizim të partisë apo legalizim të përjetshëm të pushtetit. Shqiptarët do votojnë dhe do vendosin, ne që duam njerëzit që meritojnë punë dinjitoze jo do si do apo ata që ofrojnë një vend pune për të mbledhur disa vota??.
Gjatë një takimi me banoret e Paskuqanit, ish-Ministri i Brendshëm deklaroi se qeveria e ardhshme nuk vendoset në korridoret e politikës, por përcaktohet nga vota e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-nuk-duam-nje-koalicion-per-te-fituar-dhe-per-te-mbledhur-vota/

Recommended