Ora News – Eleni Surani: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fqinjët grekë kremtojnë 196 vjetorin e pavarësisë.
Përmes një ceremonie me prani të autoriteteve shqiptare, klerikë, mes tyre dhe Janullatos, trupit diplomatik, përfaqësues të medias ambasada greke në Tiranë, kremtoi këtë festë kombëtare.
Revolucionin grek në vitin 1821, autoritetet helene e konsiderojnë si sakrificën më të madhe për garanatimin e lirisë së shtetit dhe besimit ortodoks.
Ambasadorja greke Eleni Surani gjatë mesazhit përshëndetës u angazhua në emër te shtetit të saj se Greqia do ta mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, siç beri me NATO-n.
Eleni Surani: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Në vitet e fundit kemi treguar solidaritet ndaj miqve shqiptarë, në kohë të mira dhe kohë të vështira. Greqia ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke qenë kështu investuesi më i huaj më i madh në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/eleni-surani-greqia-mbeshtet-integrimin-e-shqiperise-ne-be/

Recommended