Report TV - Parku te ish- Fusha e Aviacionit Veliaj: Investimi për të gjithë moshat

  • 7 years ago
Parku te ish-Fusha e Aviacionit po kthehet me shpejtësi në një hapësirë argëtimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.

Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh rikonstruksionin e sheshit sportiv dhe këndit të lojërave në Njësinë 7, me qëllim rikthimin e kësaj hapësire të degraduar prej disa vitesh për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit tha se projekti te ish Fusha e Aviacionit ka si qëllim rehabilitimin e gjithë zonës përreth, duke krijuar kushte çlodhëse për të gjithë banorët.

??Do të fillojmë me rehabilitimin e gjysmës së ish Fushës së Aviacionit dhe do ta ndajmë investimin në dy pjesë. Pjesa e parë do të përfshijë rehabilitimin e fushave sportive dhe një kënd të ri lodrash për fëmijët, ku kemi mbjellë tashmë disa pemë. Për të rinjtë do të ketë fusha sportive, për më të moshuarit stola, parqe, por edhe një kënd force, për t?u marrë me aktivitet dhe sigurisht, për më të preferuarit e bashkisë, për fëmijët, një kënd lodrash që do e ketë zili gjithë Tirana, ashtu siç kemi bërë ndërhyrje edhe në këndet e tjera të lodrave?, u shpreh Veliaj.

Recommended